LAJMI I FUNDIT:

E bleu klubin e Porstsmouthit me paratë e vjedhura nga gruaja, dënohet me pesë vjet burg Al Fahim

E bleu klubin e Porstsmouthit me paratë e vjedhura nga gruaja, dënohet me pesë vjet burg Al Fahim

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, është dënuar me burg prej pesë vitesh, Suleiman Al Fahim, i cili akuzohej se ia ka vjedhur gruar së tij diku rreth pesë milionë funte për ta blerë klubin anglez,  Porstsmouth FC.

Suleiman Al Fahim i ka vjedhur paratë nga gruaja e tij në vitin 2009.


Çdo gjë doli në dritë kur gruaja shkoi në bankë për të marr shpjegim pse llogaria e saj nuk e ka sasinë e parave që e kishte.

Shpejt doli në pah se të gjitha paratë ishin përdorur nga bashkëshorti i saj, i cili përdorte dokumente të rreme për t’ia arritur qëllimit.

Sulaiman Al Fahim, kur e kishte blerë Portsmouthin

Al Fahim kishte përdorur shumën e parave për blerjen e klubit anglez të futbollit, Portsmouth FC. Ai vet e pranoi se e kishte ëndërr blerjen kë këtij klubi.

Më parë, ai kishte tentuar që ta blinte Manchester Cityn, por transaksioni i tij nuk u pranua.

Portsmouth po luftonte me probleme të mëdha financiare në atë kohë.

Sulaiman Al Fahim me trajenrin dhe lojtarët /Portsmouth FC via Getty Images)

Al Fahim u premtoi tifozët se do ta ndërtonte një stadium të ri dhe që do t’i blejë lojtarët më të fortë të kampionatit.

Megjithatë ai shumë shpejt e shiti klubin te Ali Al Faraj, vetëm pas dy muajsh që u bë pronar, ndërsa klubi kishte lojtarë kualitiativ dhe të njohur.

Portsmouth në atë kohë

Përfundimisht klubi ra tre kategori më poshtë dhe shpalli falimentimin.

Aktualisht, klubi është në posedim të Shoqatës së Tifozëve dhe luan në nivelin e tretë të futbollit anglez.

Sheiku kur tentonte ta blinte Manchester Cityn

Al Fahim tanin është dënuar në Emiratet e Bashkuara Arabe së bashku me partnerin e tij, i cili ishte menaxheri i bankës.

Të dy do të shkojnë prapa hekurave, ndërsa Al Faim është dënuar me pesë vite burg. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori