LAJMI I FUNDIT:

Dyshohen për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave

Dyshohen për vjedhje, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarave

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të cilat dyshohen për vjedhje në një qendër tregtare në Prizren.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se vjedhja ka ndodh më 23.07.2022 në qendrën tregtare “Galeria Shopin Mal”  në Prizren.


“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personat kërkohen, për veprën penale “Vjedhje” e cila ka ndodhë më 23.07.2022 në qendrën tregtare ‘Galeria Shopin Mal’ në Prizren”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë),  029/244 -740 – stacioni policor në Prizren dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/