LAJMI I FUNDIT:

Dyshimet për “Deutsche Bank”, tronditin sektorin bankar evropian

Dyshimet për “Deutsche Bank”, tronditin sektorin bankar evropian

Dyshimet mbi “shëndetin” e dobët të “Deutsche Bank”, rikthejnë shqetësimet sa i përket sektorit bankar evropian.

“Deutsche Bank është banka e katërt më sistematike në botë. Kur fillojmë të kemi shqetësime mbi një institut të këtyre përmasave, është normale që e gjithë bota të preket”, shpjegon Jérôme Legras, drejtor i kërkimit në kompaninë menaxhuese “Axiom AI”.

Vëmendja është përqendruar prej disa ditësh mbi institucionin e madh gjerman, nën kërcënimin e një gjobe prej 14 miliardë dollarësh në SHBA.

Nga ana tjetër, shumë analistë ngrenë pyetjen nëse duhet bërë një paralele me një bankë tjetër të madhe, “Lehman Brothers”, falimentimi i së cilës në vitin 2008 futi financën botërore në kaos.

Por, nëse veprimi amerikan luajti një rol iniciues në nënrrjetet këtë javë, është kryesisht mjedisi që këto banka operojnë ajo që ngjall shqetësimin e investitorëve, duke filluar nga normat e ulëta të vazhdueshme që bllokojnë marzhet e institucioneve dhe ulin përfitimet, një fenomen ky i inkurajuar nga bankat e mëdha qendrore që nxisin bankat të japin më shumë hua tek klientët e tyre. Për këtë, bankat qendrore janë zotuar se do t’i paguajnë këto institucione kur ato të depozitojnë para në arkat e tyre – më shumë sesa t’i injektojnë në ekonominë reale.

Pra, bankat janë të detyruara të rishikojnë modelin e tyre të biznesit dhe të kërkojnë burime të ardhurash, duke diversifikuar aktivitetin e tyre dhe duke u përpjekur të hyjnë në rajone deri tani jo shumë prioritare, si Azia.