LAJMI I FUNDIT:

Dymijë shqiptarë do ta mbështetin nesër Skënderbeun në Beograd kundër Partizanit

Dymijë shqiptarë do ta mbështetin nesër Skënderbeun në Beograd kundër Partizanit

Partizani dhe Skënderbeu nesër do të takohen nesër në kuadër të Ligës së Evropës.

Më shumë se dymijë shqiptarë nga jugu i Serbisë planifikojnë të vijnë në Beograd të enjten me flamurin e madh kuqezi.


Sipas marrëveshjes, tifozët e ekipeve udhëtuese nuk duhet të jenë në shkallët e stadiumit, por mediat lokale serbe raportojnë të kundërtën, ku thuhet se dymijë shqiptarë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja, Nishi dhe Vranja do të jenë në Beograd.

Zyrtarët e Partizaniit kanë marrë masa të mëdha sigurie për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm që mund të shkaktoj kaos.

Kujtojmë se në vitin 2015, pikërisht në stadiumin e klubit serb valoi flamuri i “Shqipërisë Natyrale”, i cili shkaktoi dhunën ndaj futbollistëve të kombëtares shqiptare.

Policia serbe ndalon tre tifozë shqiptarë, iu gjet një dron në bagazhin e veturës
Lexo po ashtu Policia serbe ndalon tre tifozë shqiptarë, iu gjet një dron në bagazhin e veturës

Më pas, pos gjobave në të holla dhe mos praninë e tifozëve në stadium, Shqipëria fitoi me rezultat zyrtar 3-0 ndaj Serbisë.

Ndryshe, ndeshja e parë përfundoi pa gola ndërsa takimi i radhës pritet të fillojë në ora 19:00. /Telegrafi/