eksperti ad

Dy tifozë të Napolit janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve në kokë, pasi huliganët e Napolit kanë hedhur shishe xhami mbi turmën e tifozëve mysafirë.

Mysafirët nga Anglia janë parë të gjakosur, teksa janë bartur me autoambulancë drejt spitalit për t'u mjekuar - njofton Liverpool Echo.


Dhuna ka ardhur vetëm dy ditë pasi tifozët e Liverpoolit ishin këshilluar që të mos largoheshin nga hoteli dhe të mos mbanin simbole të klubit kur të dilnin në qytet, ndërsa udhëtimi drejt stadiumit ka qenë i organizuar.

ambulanca (Foto: Twitter/Liverpool News 365)

Klubi anglez i ka njoftuar mbështetësit e vet për rrezikun me të cilin përballen në rast të udhëtimit drejt qytetit italian.

Liverpooli është mysafir i Napolit në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në San Paolo. /Telegrafi/

telegrafi sport app