LAJMI I FUNDIT:

Naser Osmani dhe Atdhe Gashi dënohen me nga 3 vite burgim për rastin “Fondi i 3-përqindëshit”

Naser Osmani dhe Atdhe Gashi dënohen me nga 3 vite burgim për rastin “Fondi i 3-përqindëshit”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve Naser Osmani dhe Atdhe Gashi, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Shpërdorimi.

Në këtë rast, Naser Osmani, ish-deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Atdhe Gashi dhe ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi, akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit”.


I akuzuari Naser Osmani është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, për veprën penale Shpërdorimi, i cili dënim do të ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

I akuzuari Atdhe Gashi është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tri vite, për veprën penale Shpërdorimi, i cili dënim do të ekzekutohet në afat 15 dite nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

“Obligohen të akuzuarit  N.O dhe A.G që në mënyrë solidare të kompensojnë dëmin 255.398.41 euro, në afat prej 15 dite prej plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi në buxhetin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të gjykatës.

“Obligohen të akuzuarit që secili veç e veç të paguaj shpenzimet e procedurës penale në shumën prej  500 euro në emër të paushallit gjyqësor si dhe shumën prej 20 euro në emër të Fondit te Viktimave te Krimit”.

Sipas njoftimit, është refuzuar akuza për të akuzuarit Naser Osmani dhe Atdhe Gashi për veprën penale Shmangia nga Tatimi, për shkak të kalimit të afatit të parashkrimit absolut të veprës penale.

“I pandehuri N.O në cilësi të anëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë dhe A.G në cilësinë e arkëtarit të OJQ-U-Forkut në Prishtinë, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006-2015, në bashkëkryerje, me qëllim për ti sjellur vetit apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila ju është besuar atyre, qytetarë të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribuues në fondin e themeluar atë botë për financim të strukturave të Qeverisë së Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimum 3% të të hyrave të tyre personale mujore, e të cilat ishin transferuat në xhirollogarinë e U-Fork, ashtu që kishin tërhequr Shumën prej 255.398.41 euro në cash dhe nuk e kishin arsyetuar e as dëshmuar tërheqjen e kësaj shume”, thuhet tutje në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori