LAJMI I FUNDIT:

Dy skemat se si Mourinho mund ta përdorë Belottin te Roma

Dy skemat se si Mourinho mund ta përdorë Belottin te Roma

Andrea Belotti i është bashkuar zyrtarisht Romës si lojtar i lirë, kështu që Football Italia shikon se si Jose Mourinho mund të luajë me sulmuesin italian.

Lojtari iu bashkua Giallorossëve në një transferim të lirë pasi kontrata e tij me Torinon skadoi në qershor.


Ai ka shënuar 106 gola në Serie A në 270 dhe ka kontribuar në 27 asistime. Në letër, sulmuesi italian do të bëhet rezervë e Tammy Abraham në Stadio Olimpico, por ka më shumë mënyra se si Mourinho mund të përdorë sulmuesin e tij të ri.

Belotti nënshkruan zyrtarisht me Romën
Lexo po ashtu Belotti nënshkruan zyrtarisht me Romën

Mourinho zakonisht vendos një formacion 3-4-2-1, por ndonjëherë kalon në 3-4-1-2. Me këtë sistem, Belotti dhe Abraham mund të luajnë së bashku me Paulo Dybalan, Lorenzo Pellegrinin apo Nicolo Zaniolon pas dyshes sulmuese.

Si çdo formacion tjetër me dy qendërsulmues, si 4-3-1-2 ose 4-4-2, do të ishte një aset sulmues që Mourinho do ta përdorte kryesisht kur përpiqej të thyente mbrojtjen kundërshtare të vendosur thellë.

E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022
Lexo po ashtu E gjithë ajo që ndodhi në afatin kalimtar veror 2022

Sipas Gazzettas, Belotti mund të vendoset si anësor i majtë në një formacion 4-2-3-1, por kjo tingëllon si një opsion ekstrem për Mourinhon duke qenë se Belotti ka luajtur kryesisht si qendërsulmues që kur u bë futbollist profesionist.

Tifozët e Romës së shpejti do të shikojnë lojtarin e tyre të ri në aksion pasi sipas Sky Sport Italia, Il Gallo duhet të thirret për ndeshjen e nesërme në Serie A me Cremonesen në “Stadio Olimpico”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori