LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarët Anna Oxa dhe Iljard Shaba ndezin skenën e ‘Sanremo 2023’

Dy shqiptarët Anna Oxa dhe Iljard Shaba ndezin skenën e ‘Sanremo 2023’
Anna Oxa dhe Iljard Shaba në 'Sanremo 2023' (Foto: D.Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images)

Këngëtarja shqiptare me famë në Itali, Anna Oxa, i është rikthyer konkurrimit në festivalin e ‘Sanremos’ pas 12 viteve.

Ajo performoi në natën e parë këngën e saj konkurruese me titull “Sali”, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku italian.


Në natën e tretë të festivalit, e cila njihet si nata e rikthimit të këngëve tradicionale, Anna Oca nuk mbeti e vetmja shqiptare në skenën e madhe të ‘Sanremos’.

Anna Oxa dhe Iljard Shaba në ‘Sanremo 2023’ (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

Kjo pasi ajo kishte ftuar për ta shoqëruar në këngë violonçelistin e njohur shqiptar, Iljard Shaba.

Sanremo 2023: Merr pjesë edhe Anna Oxa
Lexo po ashtu Sanremo 2023: Merr pjesë edhe Anna Oxa

Dyshja kanë interpretuar së bashku këngën e famshme të Anna Oxës, “Un’emozione da poco”, me të cilin dikur këngëtarja me origjinë nga Kruja ishte prezantuar në festivalin e famshëm italian, në vitin 1978.

Anna Oxa dhe Iljard Shaba në ‘Sanremo 2023’ (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

Performanca e dy artistëve shqiptarë është pritur jashtëzakonisht mirë dhe me duartrokitje të ngrohta nga publiku italian.

Iljard Shaba përndryshe është një artist i cili krenohet me një karrierë dhjetëvjeçare si DJ dhe në moshën 16-vjeçare filloi të luante violonçel. Një muzikant i zhanrit ‘eletronic’ që kalon nga muzika klasike në xhaz, në muzikë latine, e deri në këngë popullore.

Anna Oxa dhe Iljard Shaba në ‘Sanremo 2023’  (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

Anna Oxa pritet që performojë edhe sonte (e shtunë) në finalen e madhe të ‘Sanremo 2023’, ku fituesi i përzgjedhur nga publiku dhe juria, pritet të jetë përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovision 2023’, që sivjet mbahet në Liverpool. /Telegrafi/

Anna Oxa dhe Iljard Shaba në ‘Sanremo 2023’ (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

Anna Oxa dhe Iljard Shaba në ‘Sanremo 2023’ (Foto: Daniele Venturelli/Daniele Venturelli/Getty Images )

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër?

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Pas ndarjes nga sulmuesi i Barcelonës, vajza e Luis Enrique nis një romancë të re me lojtarin e Real Sociedad

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori