LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarët 22 dhe 24 vjeç që vdiqën tragjikisht në Itali

Dy shqiptarët 22 dhe 24 vjeç që vdiqën tragjikisht në Itali

Dy të rinj shqiptarë mbetën të vdekur në dy aksidente të ndryshme rrugore të ndodhur në Itali. Klevis Luka, vetëm 22 vjeç drejtonte një automjet kur në një moment humbi kontrollin duke u përplasur me forcë me një kamion të parkuar.

Ndërkohë, Bexhet Deda 26 vjeç ishte duke ecur me biçikletë kur u përplas nga një makinë që drejtohej nga një italian.


Klevis Luka kishte lindur në Tiran dhe jetonte prej vitesh në Livorno të Italisë, ku edhe punonte në një piceri të njohur të zonës, që drejtohej nga prindërit e tij. Pas një dite qëndrimi në spital, Luka ndërroi jetë pasi nuk mundi t’i rezistonte plagëve të marra nga përplasja.

Aksidenti ndodhi të martën në orën 5 të mëngjesit, ku 22-vjeçari udhëtonte me një mikun e tij të huaj Imafidon Oduëare, 21-vjeç. Ky i fundit, pasi automjeti u përplas me kamionin e ndalur superstradën Firenze-Pisa-Livorno, mori lëndime që nuk i rrezikuan jetën. Të dy po ktheheshin në shtëpi pasi kishin kaluar mbrëmjen në provincën e Firenzes.

Dyshimet janë se i riu humbi kontrollin e automjetit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe lagështisë në rrugë. Megjithatë, autoritetet italiane vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë në aksidentin tjetër tragjik, Bexhet Deda, udhëtonte me biçikletë me dy shqiptarë të tjerë të cilët shkonin në punë. Një makinë i përplasi ata ku 24-vjecari shqiptar mbeti i vdekur, ndërsa dy shqiptarët e tjerë përfunduan në spital.

Autori u largua nga vendngjarja pa ndaluar apo të telefononte për ndihmë, por policia e pikasi atë kur u ndal për të rregulluar gomën e makinës që u shfry pas përplasjes. Shoferi, Renzo Griffo, 24 vjeç, ka thënë se ndodhej në gjendje shoku, ndaj u largua pas përplasjes dhe u kthye në vendngjarje 20 minuta më vonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori