Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të pandehurve F.B dhe A.B. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale Grabitje nga neni 317 paragrafi lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), ndërsa i pandehuri A.B. edhe për veprën penale mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK – së.
Sipas njoftimit, kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, të pandehurin F.B. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej nëntëqind (900)euro, ndërsa të pandehurin A.B. e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej nëntëqind (900) euro.
Të pandehurit F.B dhe A.B., akuzohen se më 12 dhjetor 2020, në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik, të pandehurit me dashje dhe me përgatitje paraprake, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer grabitje në dëm të dëmtuarit A.B., në atë mënyrë që me përdorimin e armës dhe kanosjes serioze për ta sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarit, i pandehuri A. me tu takuar me të njëjtin, ia merr telefonin e markës ” Iphone 11 pro max “, në vlerë prej 815 € kinse për ta shikuar, e të cilin telefon e kishte porositur paraprakisht , ndërsa më pas i thotë të pandehurit F. jepja të hollat, mirëpo me atë rast i pandehuri F. nxjerr një revole, të cilën ia drejton të dëmtuarit duke ia afruar tek pjesa e anës së majtë të trupit, përkatësisht të adbomenit, ashtu që nën kërcënimin e armës përveç telefonit ia merr të dëmtuarit edhe shumën e të hollave prej 107 € ,
I pandehuri A.B,. akuzohet se më 10 dhjetor 2020, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe për t’i shkaktuar dëm material personit tjetër , e mashtron të dëmtuarin A.Z., në atë mënyrë që i njëjti përmes rrjetit social Instagram në emër të “….” porosit nga i dëmtuari një telefon të markës ” Iphone 11 pro max ” vlerë prej 815 € , duke iu prezantuar rrejshëm me ç ‘ rast i jep adresën e dërgesës në emër të L.A., me çka ka kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK – së.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.
Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt, njofton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City