LAJMI I FUNDIT:

Dy mënyra të konservimit: Si t’i vendosni bishtajat në kavanoza për t’i ruajtur gjatë gjithë vitit

Dy mënyra të konservimit: Si t’i vendosni bishtajat në kavanoza për t’i ruajtur gjatë gjithë vitit

Në verë, kur bishtajat janë të freskëta dhe mund të gjenden në kopshte dhe tregje, është e lehtë t‘i përgatisësh, por në dimër është një detyrë e vështirë, sepse thjesht nuk gjenden të freskëta

Konservimi i bishtajave është i lehtë. Ka dy mënyra shumë të thjeshta për t’i konservuar, transmeton Telegrafi.


Në rastin e parë, bishtajat pastrohen nga majat dhe kërcejtë. Zhytni në ujë të valuar dhe të kripur. Mbushni kavanozat me bishtaja dhe në fund shtoni pak ujë në të cilin i keni zhytur bishtajat.

Mbyllni kavanozin dhe vendoseni në një tenxhere gatimi. Pasi të vlojë uji, mbani për 30 minuta dhe hiqni kavanozat nga zjarri.

Një mënyrë tjetër për t’i konservuar bishtajat në kavanoza është gjithashtu shumë e thjeshtë. Bishtajat pastrohen përsëri nga kërcejtë dhe majat. Çdo bishtajë pritet në 2 ose 3 pjesë në varësi të gjatësisë.

Vendosni bishtajat e njoma tashmë të copëtuara të zihen në ujë të valë. Shtoni qepë të grira, karota, piper të kuq dhe disa thelpinj hudhre dhe përgatitni çorbë me bishtajat më të zakonshme.

Kur të keni mbaruar, i mbushni dhe i mbyllini kavanozat. Zieni kavanozat me bishtaja të njoma edhe për 30 minuta.

Bishtajat e përgatitura në këtë mënyrë janë gati për një darkë të shpejtë. Thjesht hapeni kavanozin, hidhni bishtajat në një tenxhere me pak më shumë ujë dhe zieni çorbën në mënyrën tradicionale dhe darka është gati.

Bishtajat në kavanoza mund të përdoren edhe për pjatat klasike sikurse janë bishtajat me mish, bishtajat e fërguara, bishtajat me patate.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Darkë e shpejtë në tigan gati në 10 minuta: Është shumë e lirë dhe të ngopë

Darkë e shpejtë në tigan gati në 10 minuta: Është shumë e lirë dhe të ngopë

Pjata kryesore
Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm

Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht: Vetëm disa përbërës na japin një vakt shumë të shijshëm

Pica
Krepa të fryra: Përmirësoni recetën tuaj dhe bëni diçka krejt tjetër

Krepa të fryra: Përmirësoni recetën tuaj dhe bëni diçka krejt tjetër

Oreksndjellëse
Kështu duket në fakt një copë mishi më i shtrenjtë në botë, gjysmë kilogrami kushton 3,200 dollarë

Kështu duket në fakt një copë mishi më i shtrenjtë në botë, gjysmë kilogrami kushton 3,200 dollarë

Kuzhina
Gozleme: Simite më të shijshme turke të mbushura me djathë!

Gozleme: Simite më të shijshme turke të mbushura me djathë!

Kuzhina e huaj
Kuzhina kreative e Vlora Ramadanit, bind fëmijët të hanë

Kuzhina kreative e Vlora Ramadanit, bind fëmijët të hanë

Kuzhina
Kalo në kategori