Sasa Kalajdzic është njëri nga zbulimet e këtij edicioni në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi kroat me pasaportë austriake ka zhvilluar një sezon mjaftë pozitiv me Stuttgartin, duke arritur t’i mbajë në elitën e futbollit gjerman këta të fundit me golat e asistimet e tij.

24-vjeçari edicionin e kaluar shënoi 16 gola e dhuroi gjashtë asistime, derisa këtë edicion ishte i lënduar dhe luajti vetëm 15 ndeshje ku realizoi gjashtë sosh e kontribuoi me dy asistime.

Falë formës fantastike në vitet e fundit, Kalajdzic është bërë objektiv i skuadrave të mëdha gjermane, Bayern Munich e Borussia Dortmund.

Dortmund ka mbetur pa Erling Haalandin dhe e shohin Kalajdzicin si zëvendësuesin adekuat të tij, derisa Bayern pritet të mbetet pa Lewandowskin dhe Kalajdzic pëlqehet nga trajneri Julian Nagelsmann.

Stuttgart është gati ta lejoj largimin e yllit kryesor të skuadrës nëse paguhet shuma prej 25 milionë eurove.

Vlen të theksohet se interesim për sulmuesin e gjatë 200 centimetra kanë shfaqur edhe Roma, Newcastle United, Arsenal e Manchester United. /Telegrafi/