LAJMI I FUNDIT:

Dy herë fitues i lotarisë, sfidon ligjet e probabilitetit

Dy herë fitues i lotarisë, sfidon ligjet e probabilitetit

Të fitosh një milion euro në lotari është fat i madh. Por, të fitosh dy herë në të njëjtën lotari brenda një periudhe kohe prej vetëm 18 muajsh, kjo do të thotë të sfidosh ligjet e probabilitetit.

E megjithatë, një gjë e tillë ka ndodhur në Evian të Francës, ku një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, do të fusë në xhep edhe një çmim të dytë, megjithëse mundësitë për këtë ishin një në gati 16 trilionë.


Gazeta “Le Parisien” thotë se personi nga rajoni Haute-Savoie, ka pasur bileta fituese të lotarisë “My Million” më 11 nëntor 2016 dhe më 18 maj të këtij viti.

Lotaria është e lidhur me “Euro Millions”, e cila ofrohet në 12 vende europiane, dy herë në javë, me një çmim të madh prej 100 milionë eurosh.

Francezët që blejnë një biletë të “Euro Millions” hyjnë automatikisht në shortin “My Million”, ku mund të fitohet edhe shuma një milion euro.

Në këtë rast, ndryshe nga “Euro Millions”, lojtarët nuk i zgjedhin dot numrat në biletë. Ato përcaktohen rastësisht. Fati i lojtarit francez i ngjason atij të një australiani, që fitoi muajin e kaluar dy herë në një lotari lokale, duke rrëmbyer gati 2.5 milionë dollarë. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një

Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Kalo në kategori