LAJMI I FUNDIT:

Dy filma artistik shqiptar, shfaqen për herë të parë online në GjirafaVideo (Foto/Video)

Dy filma artistik shqiptar, shfaqen për herë të parë online në GjirafaVideo (Foto/Video)

GjirafaVideo dhe AgProduction, kanë filluar një bashkëpunim të ngushtë. Këtë bashkëpunim ata po e nisin me shfaqjen e dy filmave artistik të realizuar nga regjisori Genc Berisha, shkruan KultPlus.

GjirafaVideo, platforma online ku përdoruesit mund të shikojnë seriale, emisione të ndryshme, po ashtu të krijojnë kanal dhe të ngarkojnë videot e tyre, tashmë ka filluar një bashkëpunim të ngushtë me AgProduction. Këtë bashkëpunim ata do e nisin me shfaqjen e dy filmave artistik.


Më datë 10 korrik, duke filluar nga ora 19:00, për herë të parë online në GjirafaVideo, vjen filmi i metrazhit të mesëm, zhanri aksion-dramë “Me Mujt Me Bo e Kishim Bo“.

Ballafaqimi i ideve të personazhit kryesor me realitetin, është tema e cila trajtohet në këtë film e përmbledhur brenda 26 minutave.

Si i tillë është padyshim i mbushur me situata komike që shfaqin problematikat e artistëve për realizimin e ideve që kanë.

Artistët në Kosovë ballafaqohen me probleme të ndryshme por në hierarkinë e problematikave qëndrojnë mundësitë financiare.

Për tu bërë pjesë e kësaj bote, ndiqeni filmin me datën 10 korrik në GjirafaVideo. Në rolet kryesore në këtë film janë Besart Sllamniku dhe Besnik Krapi.

Ndërsa më datë 24 korrik vjen filmi i metrazhit të gjatë “Zonjusha”, realizim filmik i regjisorit kosovar Genc Berisha.

Me skenar të Besart Sllamnikut dhe Lulzim Bucollit, filmi u takon tri zhanreve të ndryshme: krim, dramë dhe komedi. Filmi flet për tre gangsterë lokalë, të cilët ngarkohen për një punë të cilën asnjëherë nuk e kanë bërë, por pagesa e majme dhe krenaria e tyre i shtynë që ta pranojnë punën. Rrugës përballen me probleme të njëpasnjëshme, duke kuptuar ngadalë se janë futur në kurth.

Armend Baloku, Besart Sllamniku, Muhamed Arifi, Besnik Krapi, Igballe Qena, Dukagjin Podrimaj, Kumrije Hoxha, Nëntor Fetiu, Edona Reshitaj janë disa prej aktorëve të përfshirë në filmin “Zonjusha”.

Të dy këta filma ju mund t’i shikoni në kanalin zyrtar në GjirafaVideo: agproduction.gjirafa.com

Risi në GjirafaVideo është që për herë të parë po shfaqen filma artistik që do të thotë është një mundësi e re për të gjithë artistët të cilët dëshirojnë t’i shfaqin krijimet e tyre artistike online.

Videot zyrtare: https://agproduction.gjirafa.com

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Meritoni eskalon gjatë debatit, shan me familje banorët në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Mona Lisa", kënga më e re e Era Istrefit lansohet më 21 prill

Magazina
Kalo në kategori