LAJMI I FUNDIT:

Dy ardhjet e reja te Kosova A: Mirlind Daku dhe Betim Fazliji të ftuarit e Bernard Challandes

Dy ardhjet e reja te Kosova A: Mirlind Daku dhe Betim Fazliji të ftuarit e Bernard Challandes

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka publikuar listën e futbollistëve për tri ndeshjet e muajit nëntor.

Kosova luan ndeshje miqësoren kundër Shqipërisë (11 nëntor), pastaj dy ndeshje e fundit në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë (15 nëntor) dhe Moldavisë (18 nëntor).


Përzgjedhësi Challandes për këto tri ndeshja ka ftuar 27 futbollistë, si dhe dy lojtarë i ka në listën rezervë.

Për herë të parë janë ftuar Betim Fazliji nga klubi zviceran St.Gallen, i cili luan në pozitën e mbrojtësit dhe mesfushorit fundor dhe sulmuesi Mirlind Daku, i cili këtë sezon ka shkëlqyer në Superligën e Kosovës.


Betim Fazliji, futbollisti që luan në dy pozicione

Betim Falziji është i lindur në Luginën e Preshevës dhe vjen nga fshati Tërrnoc. Karrierën e ka nisur në futbollin zviceran dhe është vetëm 21 vjeç.

Në qershor të vitit 2019, Fazliji e ka nënshkruar kontratën e parë profesionale, ndërsa ka debutuar në korrik të vitit 2019 me klubin e tij  St Gallen.

Këtë sezon ai i ka zhvilluar të gjitha ndeshjet me ekipin e parë (gjashtë), ku ka shënuar edhe një gol.

Ai luan si mbrojtës, por lehtësisht mund të luajë edhe si mesfushor fundor.

Ka disa paraqitje me grupmoshat e Zvicrës, ndërsa ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën.


Mirlind Daku, mbreti i golit në Superligë

Sulmuesi 22 vjeçar i Ballkanit, Mirlind Daku ka habitur të gjithë këtë sezon, me paraqitjet e tij në Superligë.

Në 10 ndeshje në Superligë, ai ka arritur të tund rrjetën 17 herë, duke bërë që të gjithë të kthejnë kokën kah ai.

Daku është nën kontratë me klubin kroat Osjek, ndërsa është në huazim te Ballkani. Ai në ndeshjen e fundit të Kosovës U21 shënoi gol kundër Andorrës, ku dardanët e rinj fituan me golin e tij.

Ai karrierën e ka nisur në Gjilan, ndërsa në Superligë ka debutuar te Hajvalia, për të kaluar pastaj te Llapi.


Dardanët do të grumbullohen më 9 nëntor në Durrës, ku do t’i zhvillojnë përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori