LAJMI I FUNDIT:

Dy aksidente në Autostradën “Ibrahim Rugova” – në njërin të përfshirë pesë vetura, në tjetrin gjashtë të tjera (Video)

Dy aksidente në Autostradën “Ibrahim Rugova” – në njërin të përfshirë pesë vetura, në tjetrin gjashtë të tjera (Video)

Dy aksidente kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në aksidentin e parë janë përfshirë pesë vetura kurse dy persona janë të lënduar. Kurse në aksidentin e dytë, kanë qenë të përfshira gjashtë vetura, pork u nuk ka të lënduar.

Këto informacione i ka bërë të ditura për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në fakt bëhet fjalë për dy aksidente, njëri ka ndodhur në kilometrin e 27-të të Autostradës, ku janë të përfshira 5 vetura, dhe dy persona kanë mbetur të lënduar. Kurse aksidenti tjetër ka ndodhur në kilometrin e 6-të, dhe janë përfshirë gjashtë vetura. Në aksidentin e dytë, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Ditëve të fundit në Kosovë, ka mbretëruar mot i ligë dhe me reshje bore.

Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje për kujdes nga shoferët. /Telegrafi/