LAJMI I FUNDIT:

Dwyane Wade kthen kohën prapa, shkollon Philadelphian dhe barazon serinë në udhëtim për Miamin

Dwyane Wade kthen kohën prapa, shkollon Philadelphian dhe barazon serinë në udhëtim për Miamin

Dwyane Wade ka shfaqur paraqitjen më të mirë të këtij sezoni, duke kthyer kohën pas në formën e tij më të mirë për të mposhtur Philadelphia 76ers në Wells Fargo Arena me rezultat 113-103, për të barazuar kështu edhe serinë e playoffit në 1-1 qysh në ndeshjen e dytë.

Ishte ndeshje e nivelizuar në çerekun e parë të takimit, ku madje vendasit kishin edhe epërsinë.


Mirëpo, në çerekun e dytë u shfaq një prej ikonave të NBA të shekullit 21, duke shkatërruar gjithçka para vetes me 21 pikë të realizuara qysh pas pjesës s ëparë.

Philadelphia u kthye në fund të takimit për të kërkuar rikthimin e epërsisë, por sërish aty ishte Wade për të shkolluar kundërshtarët me lëvizjet e tij dhe shënimet nga secila pozitë.

Vet Wade thotë se performanca e tij erdhi pas thumbimeve dhe fjalëve fyese nga publiku dhe në veçanti nga Kevin Heart dhe Allen Iverson të cilët ishin në rreshin e parë.

“Fansat e Philadelphias duhet të falënderojn Kevin Hartin dhe Allen Iversonin për paraqitjen time”, u shpreh Wade.

Wade realizoi plot 28 pikë nga stoli, shtatë kërcime, tri asistime dhe dy topa të vjedhur, kurse kontribuan edhe James Johnson me 18 pikë, Josh Richardson me 14 pikë dhe Goran Dragic me 20 pikë.

Te Philadelphia më të mirët ishin Ben Simmons me 24 pikë, nëntë kërcime dhe tetë assitime, teksa kroati Dario Saric shtoi 23 pikë, nëntë kërcime, tri asistime dhe plot katër topa të vjedhur.

Pas dy ndeshjeve të para të zhvilluara në Phily, seria është e barabartë 1-1 dhe dy ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në American Airlines Arena të Miamit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori