LAJMI I FUNDIT:

Dwayne Johnson merr përgjegjësinë për kritikat negative që mori “Baywatch”

Dwayne Johnson merr përgjegjësinë për kritikat negative që mori “Baywatch”
David Hasselhoff dhe Dwayne Johnson (Foto: Andreas Rentz/Getty Images for Paramount Pictures/Guliver)

Dwayne Johnson e ka marrë përgjegjësinë që filmi i vitit 2017, “Baywatch”, mori shumë kritika negative.

Aktori e ka shfrytëzuar profilin e tij në Instagram për të pranuar fajin që filmi nuk u pëlqye, ndërkohë që pati shumë nominime në ‘Razzie Awards’ (që u ndan “çmime” filmave më të këqij).


‘The Rock’ luajti rolin e Mitch Buchanan në filmin që ishte një ribërje e hit-serialit të viteve të nëntëdhjeta, në të cilin rolin kryesor e luante David Hasselhoff.

Lajmet për The Rock
Lexo po ashtu Lajmet për The Rock

“Hej, unë e marr gjithë përgjegjësinë… Prandaj më goditni në fytyrë…”, ka thënë Johnson.

Pjesë e filmit ishte dhe Zac Efron, i cili u nominua si aktori më i keq për rolin e tij në këtë film.

Priyanka Chopra, Alexandra Daddario dhe Kelly Rohrbachu kujdesën për anën e bukur të “Baywatch” që nuk shkoi si ishte pritur.

Megjithatë, në ‘box office’, përfitoi rreth 178 milionë dollarë (155 milionë euro), kundrejt buxhetit prej 65 milionë dollarësh (57 milionë euro). /Telegrafi/