LAJMI I FUNDIT:

Durimit të Melania Trump i vjen fundi, kërkon ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

Durimit të Melania Trump i vjen fundi, kërkon ndryshime në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump ka qenë përgjithësisht një figurë e qetë dhe e tërhequr, por së fundi është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të thirrjeve të saj për shkarkimin e një ndihmëseje të lartë të sigurisë kombëtare.

Zonja e Parë e Amerikës është grindur me Mira Ricardel, gjatë turneut të zhvilluar në Afrikë në muajin tetor, përcjell tch.


Zëdhënësja e saj tha se Melania mendon që Ricardel nuk e meriton më që të ketë nderin të shërbejë në Shtëpinë e Bardhë.

As nga kjo e fundit e as nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka pasur deri tani ndonjë koment mbi çështjen.

Deklarata vjen në kohën kur media amerikane raportoi se Donald Trump është duke marrë në konsideratë largimin e shefit të stafit, John Kelly ose atë të sekretares së sigurisë së brendshme, Kirstjen Nielsen.

Ricardel ka shërbyer prej 7 muajsh përkrah John Bolton në këshillin e fuqishëm të sigurisë kombëtare.

Melania nuk ka ndërhyrë përgjithësisht në punët e të shoqit, por këtë herë duket nuk ka duruar më.

Raportet në media tregojnë se fërkimet mes saj dhe zyrtares kanë nisur për mënyrën e uljes në avion gjatë udhëtimit në Afrikë.

Atëherë Zonja e Parë e Amerikës pati thënë në një intervistë të rrallë televizive se ka njerëz në Shtëpinë e Bardhë, të cilëve nuk u beson.

Bashkëshortet e presidentëve kanë një histori të gjatë me përfshirjen në çështjet e stafit.

Nancy Reagan ka pasur një luftë gati të hapur me shefin e kabinetit të të shoqit, e Hillari Klinton po kështu grindej thuajse rregullisht me ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë.

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus

Evropa
Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Spanja ndalon ankorimin e anijes që thuhet se po transportonte rreth 27 ton eksplozivë drejt Gazës

Botë
Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Fshati spanjoll kërcënon ndalimin e turistëve

Botë
Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Franca dërgon ushtrinë në Kaledoninë e Re, të paktën katër të vdekur

Evropa
Kalo në kategori