LAJMI I FUNDIT:

Dunga konfirmon kalimin e Alves te Juve

Dunga konfirmon kalimin e Alves te Juve

Bekimi i marrë nga Carlos Dunga ngjan më shumë si një zyrtarizim për transferimin e Dani Alves te Juventusi.

Pas largimit nga Barcelona mbrojtësi i kombëtares braziliane nuk ka bërë ende publike emrin e skuadrës ku do të luajë sezonin e ardhshëm, edhe pse të gjitha rrugët e çojnë atë te Zonja e Vjetër.


Në mediat italiane prej kohësh qarkullojnë lajmet se 33-vjeçari ka arritur marrëveshjen me klubin bardhezi dhe në fshehtësi të plotë, madje ka firmosur edhe kontratën që do ta lidhë me kampionët e Italisë për dy sezonet e ardhshme.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Për ta bërë akoma edhe më të sigurt transferimin e Dani Alvesit në Torino ka menduar trajneri i Selecaos, Carlos Dunga i cili në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Perusë, theksoi se 33-vjecari do të bëjë shumë mirë në aventurën e tij te Juventusi që është një skuadër e madhe, transmeton SS.

Momentalisht Dani Alves është i angazhuar me Brazilin në Kupën e Amerikës ku do të synojë ti shtojë palmaresit të tij një tjetër trofe pas sukseseve të shumta të arritura me Barcelonën gjatë 8 viteve që qëndroi në Camp Nou.

Menjëherë pas përfundimit të Copa America Centenario, mbrojtësi i krahut të djathtë do të fillojë të mendojë për Juventusin dhe për Serinë A italiane ku objektiv parësor do të ketë fitimin e një tjetër Championsi me skuadrën bardhezi.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori