LAJMI I FUNDIT:

Dukshmëri e zvogëluar te rrugët në Strazhë dhe Krushevë, reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë

Dukshmëri e zvogëluar te rrugët në Strazhë dhe Krushevë, reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të shfaqjes së mjegullës, deri në 50 metra në Strazhë dhe deri më 30 në Krushevë.

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa, thuhet në raportin e LAMM.


Reshje të borës me intensitet të dobët vërehen në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Dibër, Pletvar, Gjavato dhe Presekë, por nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit në mënyrë të pandërprerë. Në Gjavato reshjet janë shi dhe dëborë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Për shkak të dëmtimit të urës në rrugën A-1 Gradsko-Negotinë te Stobi-Lumi i Zi, korsia e djathtë mbyllet për komunikacion, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet vetëm në korsinë e majtë të rrugës. Është vendosur sinjalizim përkatës.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo./Telegrafi/