LAJMI I FUNDIT:

Dukja që pritet ta ketë Nissan Armada e re

Dukja që pritet ta ketë Nissan Armada e re

Bazuar në imazhet e reporterëve, që e kanë fotografuar derisa ishte duke u testuar

Nissan Armada është duke iu nënshtruar përditësimeve të nevojshme, meqenëse gjenerata e dytë që u lansua më 2016, ka nevojë për shumë ndryshime, transmeton Telegrafi.


Ditë më parë, e kemi parë këtë model, derisa ishte duke u testuar në rrugë, për ndryshimet e fundit që i janë bërë.

Pamjet që janë marrë, iu kanë mjaftuar dizajnerëve në Kolesa, që ta ilustrojnë, për të sjellë dukje që do të ketë Armada e re në të ardhmen.

Sikur këto krijime të bëhen realitet, atëherë ky Nissan do të dukej shumë bukur dhe praktik, si një SUV për të gjitha terrenet.

Meqenëse gjatë testimit duket se ishte gati për prodhim, nuk pritet të zgjasë shumë dhe Nissan Armada të del në shitje si një makinë me ndryshime shumë të mira. /Telegrafi/