LAJMI I FUNDIT:

Duket si përrallë, por është e vërtetë: Edhe pse anti-emigrant i njohur, ministri norvegjez bie në dashuri me iranianen (Foto)

Duket si përrallë, por është e vërtetë: Edhe pse anti-emigrant i njohur, ministri norvegjez bie në dashuri me iranianen (Foto)

Ai është popullist dhe ksenofobik i bindur. Ajo është e bukur, por përfaqëson gjithçka që ai gjithmonë ka urryer: emigrante, refugjate politike, sy kafe dhe lëkurë ulliri.

Por megjithatë, dashuria shërben për të riorganiziuar kartat dhe kjo është mënyra se si duhet shpjeguar se pozita të caktuara ekstreme mund të zbuten dhe urrejtja të kthehet në tolerancë, të paktën për hir të saj.


Duket si një përrallë, por me të vërtetë ka ndodhur, përcjell gsh.

Në Norvegji ministri i Peshkimit, Per Sandberg – slogani i të cilit ishte “raca të ndryshme, fetë dhe kulturat nuk duhet të përzihen”, – është dashuruar me Bahareh Letnes, ish-miss Irani, që u largua nga vendi i saj për të shmangur një martesë me mblesëri.

Bahareh shkeli në Norvegji kur ishte 16 vjeç. Tre herë ajo ka dërguar kërkesën për azil politik dhe po ashtu i është refuzuar. Në vitin 2008, ajo ishte në gjendje të merrte statusin e refugjatit në vendin skandinav.

Vajza nuk ka ndërprerë lidhjet me vendin ku ajo ka lindur dhe ka përfaqësuar Iranin në konkurse të ndryshme bukurie.

Ajo është zgjedhur Mis Iran 2013, Irani Mis Globe International 2014 dhe Miss Grand Irani në të njëjtin vit.

Pastaj u takua me Per Sandberg dhe të dy ranë në dashuri.

Ministri, i divorcuar me tre fëmijë, la mënjanë besimet e tij ksenofobike dhe u angazhua për vajzën iraniane.

Ishte ai që donte të vendoste byzylyk elektronik për emigrantët që prisnin për azil dhe në rrjedhën e karrierës së tij politike ka thënë deklarata të forta si: “Stop ciganëve në doganë, ata sjellin veç probleme” dhe “Nëse vazhdojmë kështu në disa fjorde në Norvegji vetëm sheriati do të mbretërojë”.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori