LAJMI I FUNDIT:

Duke përdorur këtë ushtrim, Adriana Lima humbi kilogramët më shpejt se kurrë: Mund të bëhet në çdo kohë, kudo

Duke përdorur këtë ushtrim, Adriana Lima humbi kilogramët më shpejt se kurrë: Mund të bëhet në çdo kohë, kudo
(Foto: Getty Images)

U fol shumë për peshën e Adriana Limas pas lindjes së fëmijës së tretë dhe një nga femrat më të bukura në botë nuk i përfilli komentet dhe e shijoi mëmësinë.

Tashmë manekinia e njohur është gati të rikthehet në pistë, ajo i është rikthyer një diete të shëndetshme dhe u është përkushtuar ushtrimeve.


Magjepsëse në të kuqe, Adriana Lima rikthen figurën trupore vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës
Lexo po ashtu Magjepsëse në të kuqe, Adriana Lima rikthen figurën trupore vetëm disa muaj pas lindjes së fëmijës

Rezultatet janë të dukshme dhe Lima e transformoi figurën e saj në vetëm disa javë dhe një ushtrim që e ruan figurën e saj prej vitesh është përgjegjës për rikthimin e saj në formë dhe përshpejtimin e metabolizmit.

View this post on Instagram

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Gjegjësisht, ajo aktualisht i është përkushtuar më së shumti kërcimit me litar.

Adriana Lima rikthehet pas shumë vitesh në ‘Victoria's Secret’
Lexo po ashtu Adriana Lima rikthehet pas shumë vitesh në ‘Victoria's Secret’

Ky ushtrim rrit aftësitë kardiovaskulare dhe atletike, të cilat kontribuojnë në humbjen më të shpejtë të yndyrës dhe tonifikim më të mirë të trupit. Stërvitje të tilla janë prioriteti i saj dhe i bën më së shumti sepse beson se e kanë ndihmuar që të mos grumbullojë kilogramë të tepërt pas dy shtatzënive të para.

Ekspertët pohojnë se ky është një nga ushtrimet më efektive për humbjen e peshës dhe hulumtimet kanë treguar se aktivitetet me intensitet të lartë, si kërcimi me litar, luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kondicionit fizik, humbjen e depozitave të yndyrës dhe celulitit dhe kanë një efekt pozitiv në shëndetin dhe humorin. /Telegrafi/