Dukagjini kërkon fitore për t'i ikur fundit, Llapi për vazhdimësi - formacionet zyrtare

Dukagjini është nikoqir i Llapit në kuadër të xhiros së 17-të në BKT Superligë.
Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta, pasi vendasit synojnë t'i shmangen rënies, e Llapi janë në garë për pozitat e para.
Klinasit nuk kanë fituar në tri sfidat e fundit dhe duan që sot ta bëjnë një gjë të tillë.
Në anën tjetër Llapi ka një ecuri fantastike në pesë sfidat e fundit ku ka marrë katër fitore e një barazim dhe synon vazhdimësinë e rezultateve të mira.
Formacionet zyrtare:Dukagjini: Muhaxhiri, Dallku, Kuqi, Basriu, Shala, Ahmeti, Shabani, Millaku, Carioca, Jashanica, Chibueze.
Llapi: Coric, Idrizi, Prenci, Emini, Ramadani, Selmani, Maliqi, Krasniqi, Shabani, Rivera, Firmino.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































