LAJMI I FUNDIT:

Dukagjini dhe Drita ndajnë pikët

Dukagjini dhe Drita ndajnë pikët
Foto: Arkiv

Dukagjini dhe Drita kanë barazuar pa gola në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja filloi e barabartë, me dy skuadrat që luanin me kujdes të shtuar përpara.


Por, në minutën e 44-të, filloi festa e hershme e vendasve, kur kaluan në epërsi.

Mirëpo, VAR-i i zhgënjeu ata, duke bërë me dije se njëri prej lojtarëve të tyre ishte në pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë, kishte raste shënimi, por jo edhe konkretizime.

Dy portat mbetën të paprekura, duke bërë që piëkt të ndaheshin në Klinë.

Drita ka rënë në vendin e dytë me 57 pikë, një më pak se lideri Ballkani, ndërsa Dukagjini është në të pestin me 39 sosh. /Telegrafi/