LAJMI I FUNDIT:

Duka pranon se kishte gabuar me Panuccin: Pas çdo ndeshjeje pati tensione

Duka pranon se kishte gabuar me Panuccin: Pas çdo ndeshjeje pati tensione
Christian Panucci, Armand Duka (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një tjetër intervistë për mediat italiane, këtë herë për gazetën Tuttosport.

Pas intervistës që Duka dha për Gazzeta Dello Sport dhe foli për Christian Panuccin, jo me fjalë të mira, këtë herë edhe në intervistën e tij të dhënë për Tuttosport, nuk ka pasur gjëra pozitive për të thënë.


“Në zgjedhjen e Panuccit kam gabuar tërësisht dhe u kërkoj falje tifozëve. Për ne Kombëtarja është gjëja më e rëndësishme dhe ai e shkatërroi skuadrën”.

Christian Panucci (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

“Ai është një njeri me konflikt: Ai kurrë nuk do të jetë trajner. Pas çdo ndeshjeje pati tensione me shtypin, ajo krijoi çarje në ekip”.

Kombëtarja shqiptare e nisi dhe e mbylli vitin me humbje, Partizani kampion pas 26 viteve si dhe përurimi i ‘Air Albania’ ngjarjet e vitit në Shqipëri
Lexo po ashtu Kombëtarja shqiptare e nisi dhe e mbylli vitin me humbje, Partizani kampion pas 26 viteve si dhe përurimi i ‘Air Albania’ ngjarjet e vitit në Shqipëri

“(Panucci) nuk mendon për futbollin, por vetëm për paratë. Kur e njoftova për shkarkimin, menjëherë më tha që do të pretendonte edhe qindarkën e fundit. Nuk është çështje ekonomike, por korrektësi etike”, citohet të ketë thënë Duka, transmeton KP.

Më tej ai ka folur për Edy Rejan teksa është shprehur: “Reja ishte pak i dyshimtë në fillim, kështu që Tare e thirri dhe e bindi që të bëhej trajneri i Shqipërisë. Kemi një projekt të mirë dhe objektivi është që të marrim pjesë në Evropianin e vitit 2024”.

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori