LAJMI I FUNDIT:

Duka: Falënderoj Zengan, Seedorfin dhe Malesanin për interesimin

Duka: Falënderoj Zengan, Seedorfin dhe Malesanin për interesimin

Kombëtarja shqiptare e futbollit tashmë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zyrtarizuar sot në një konferencë për shtyp se për dy vite e katër muajt e ardhshëm në krye të kuqezinjve do të jetë italiani 44-vjeçar, Christian Panucci.

Ish-futbollisti i njohur i cili ka qenë pjesë e skuadrave me emër si Milan, Real Madrid, Inter apo Roma, do të zëvendësojë Gianni De Biasi në krye të Shqipërisë me objektivin për të mbyllur kualifikueset e “Rusi 2018” në vendin e tretë në Grupin G dhe për të synuar më pas kualifikimin në finalet e Kampionatit Evropian 2020.

Panucci ka një eksperiencë të shkurtër si trajner teksa ka punuar si ndihmës i Fabio Capello në kombëtaren ruse dhe ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës në Serinë B.

“Ka qenë një proces ndoshta i zgjatur pak në kohë sepse bashkë me stafin teknik të FSHF-së nuk kemi marrë një vendim të lehtë. Në këtë konferencë falënderoj të gjithë kandidatët që kemi kontaktuar të cilët kanë qenë gati të marrin drejtimin e Shqipërisë, duke filluar nga Zenga, një trajner shumë i mirë, Sedorf, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, Malezani”.

“Kemi marrë vendimin më të mirë, kemi zgjedhur një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, nuk besoj se ka nevojë t’ua prezantoj. Ka një eksperiencë të madhe si lojtar, ndoshta modeste në trajnim. Kemi bërë zgjedhje shumë të mirë, për mua është një njeri me vullnet dhe dëshirë të jashtëzakonshme. Jam i bindur që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur të jemi pjesë e EURO 2020”, ka thënë Duka. /PanoramaSport/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori