MC Kresha nuk do të bënte duet as me Getoar Selimin e as me Blero Muharremin, nëse një ofertë të tillë do të kishte përpara.

Në emisionin Me Shukin, këngëtari u desh të bënte një “zgjedhje obligative” se me cilin nga dy këngëtarët do të bënte duet.


Mirëpo, përgjigja e reperit ishte se nuk do të bashkëpunonte me asnjërin.

Më pastaj, MC Kresha sqaroi se me Bleron kishte bashkëpunuar në të kaluarën, porse në të ardhmen nuk e ka në plan që të realizojë ndonjë duet eventual me këta dy këngëtarë. /Telegrafi/