LAJMI I FUNDIT:

Dueli Krasniqi-Mohammedi, Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e dy rrugëve

Dueli Krasniqi-Mohammedi, Komuna e Prishtinës njofton për mbylljen e dy rrugëve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të dy rrugëve në kryeqytet, për shkak të duelit në boks, që do të zhvillohet të shtunën mes Robin Krasniqit e Nadjib Mohammedi.

Bëhet fjalë për rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia”, të cilat do të mbyllen për 24 orë.


Robin Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare
Lexo po ashtu Robin Krasniqi: Bëhuni gati për duelin e shekullit në trojet shqiptare

“Të dashur qytetarë, dueli i madh në mes të Robin Krasniqi dhe Nadjib Mohammedi do të zhvillohet nesër. Me këtë rast ju njoftojmë se rruga ‘Enver Zymberi’ dhe rruga ‘Rinia’ do të mbyllen përkohësisht për qarkullim, nga ora 07:00, ditën e shtunë deri në orën 07:00 ditën e diel”, thuhet në njoftimin për media.

Nga komuna kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për largimin e veturave nga parkingjet përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet dueli.

Boksieri nga Kosova, Robin ‘Haxhi’ Krasniqi, para dy muajve ka njoftuar për meçin e tij ndaj Nadjib Mohammedi, të cilin e ka cilësuar si “dueli i shekullit”.

Boksieri me renome botërore ka bërë thirrje për blerjen e biletave pasi synon numër sa më të madh të mbështetësve në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori