Dueli i yjeve të futbolllit botëror, formacionet zyrtare: Holandë - Suedi


Holanda dhe Suedia do të takohen me fillim nga ora 19:00 në kuadër të raundit të dytë të Kampionatit Botëror 2026, ndeshje e vlefshme për Grupin F.
‘Tulipanët’ vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1 ndaj Japonisë në ndeshjen e parë, ndërsa Suedia pas fitores bindëse me rezultat 5-1 ndaj Tunizisë.
Te Holanda nga minuta e parë përzgjedhësi Ronald Koeman i ka besuar liderit Virgil Van Dijk, i cili si në takimin e parë edhe kësaj radhe partner do ta ketë Jan Paul Van Hecken.
Në mesfushë prin Frenkie De Jong, ndërsa në fazën e sulmit Brian Brobbey do të ndihmohet nga Donyell Malen dhe Cody Gakpo.
Në anën tjetër as te Suedia nuk mungojnë emrat e mëdhenj si Viktor Gyokeres dhe Alexander Isak, që do të jenë një kërcënim serioz për portën e Holandës.
Formacionet zyrtare:
Holanda: Verbruggen; Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven; Gravenberch, De Jong, Reijnders; Malen, Brobbey, Gakpo.
The #NEDSWE XI! 🦁🇳🇱#NothingLikeOranje #FIFAWorldCup pic.twitter.com/x96a4PLN59
— OnsOranje (@OnsOranje) June 20, 2026
Suedia: Nordfeldt; Lindelof, Hien, Lagerbielke; Karlstrom; Gudmundsson, Ayari, Nygren, Bernhardsson; Gyokeres, Isak.
För Sverige 🇸🇪#FIFAWorldCup pic.twitter.com/0xACa9tshs
— Svensk Fotboll (@svenskfotboll) June 20, 2026
/Telegrafi/




































