Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke vazhduar t’i shijojë pushimet verore.

Pas Shqipërisë, ajo u nis për në Ibiza të Spanjës bashkë me të dashurin dhe miqtë e saj, për të vazhduar të pushimin e nisur në shtetin amë.


Dua e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ndan thuajse çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

dualipa 239334223 589377252443540 7492162362087484313 n

Së fundmi, ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa imazhe të reja, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një palë bikini interesante.

25-vjeçarja kishte zgjedhur një palë bikini të bëra me punim dore, të cilat në pjesën e sipërme kishin dizajnin e dy luleve të ndryshme.

dualipa 238414163 511374773300106 7650996413364521774 n

Ajo nuk hezitoi që në shumicën e fotografive të vërë në pah figurën e saj të tonifikuar të trupit, e cila vjen si rrjedhojë e përkushtimit të saj në palestër dhe gjenetikës së mirë.

Dua përndryshe së fundmi publikoi bashkëpunimin e saj më të ri me Sir Elton John, të titulluar “Vold Heart”, e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

dualipa 237690375 443763133340934 2104953044288913353 n Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 238026187 1032711680809548 7253563795803047463 n Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 237727383 1344476669300466 5649281213334054768 n Foto: Dua Lipa/Instagram

dualipa 239347058 353239393112108 1386840932009816629 n Foto: Dua Lipa/Instagram