LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shfaq bukurinë natyrale teksa fotografohet në aeroportin e New York-ut pa grim, pas performancës mahnitëse në Las Vegas

Dua Lipa shfaq bukurinë natyrale teksa fotografohet në aeroportin e New York-ut pa grim, pas performancës mahnitëse në Las Vegas

Ajo u shfaq plot sharmë në iHeartRadio Music Festival në Las Vegas këtë fundjavë.

Por Dua Lipa shfaqi bukurinë e saj natyrale ndërsa u nis në New York të shtunën (18 shtator), shkruan DailyMail.


26-vjeçarja nuk kishte vënë grim në fytyrë, duke u shfaqur krejtësisht natyrale ndërsa po kalonte nëpër aeroportin JFK.

Foto: Roka/Backgrid

Lipa kishte veshur një xhaketë sportive pak të gjerë me ngjyrë të gjelbër ulliri që dukej e këndshme dhe e rehatshme, një palë pantallona dhe atlete që përputheshin.

Këngëtarja e “Break My Heart” mbajti një çantë me model interesant mbi shpatullën e saj dhe i lidhi flokët voluminoze ngjyrë kafe të errët në një bisht të gjatë.

Foto: Roka/Backgrid

Performuesja mbante një maskë blu për fytyrën për ta mbajtur veten të mbrojtur nga koronavirusi ndërsa kalonte kohë në aeroport.

Më herët gjatë ditës, Lipa ndau një seri fotografish për 72.3 milionë ndjekësit e saj, gjatë qëndrimit në Las Vegas.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo një ditë më parë kishte performoi në qytet gjatë natës së parë të iHeartRadio Music Festival.

“Nëse dashuria është një fëmijë bixhozi më lër të hedh zarin tim”, ishte mbishkrimi që këngëtarja vendosi në foto.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

Ylli i “Physical” kishte veshur një “bodysuit” pjesërisht transparente që kishte një pjesë të sipërme me dekolte të hapur, dhe mbante një pjesë të shtuar në veshje blu të lidhur rreth belit në event. Flokët brune të mrekullueshëm të Lipës ranë mbi shpatullën e saj.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo gjithashtu kompletoi dukej me një palë këpucë argjendi me takë të lartë me shkëlqim metalik artificial.

Lipa gjithashtu përfshiu disa imazhe që treguan se ajo kalonte kohë me Megan Thee Stallion ndërsa të dy pozonin krah njëra-tjetrës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Megan ndërkohë pritet të shoqërojë Duan gjatë disa koncerteve në turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”.

Turneu i ardhshëm i artistes së famshme aktualisht është planifikuar të fillojë në Miami shkurtin e viti të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori