Dje (e mërkurë), Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore ndaj asaj të Danimarkës në rezultat 2:1 në fazën e penaltive.

Si rrjedhojë, Anglia fitoi biletën për t’u kualifikuar në finalen e madhe të Euro 2020, e cila do të mbahet këtë diel në Wembley Arena në Londër.


Kualifikimit të Kombëtares Angleze i janë gëzuar emra të shumtë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila jeton dhe vepron në Angli.

dualipa 211933416 1034379350430374 7678945555789179842 n

Dua tregoi se e ndoqi me miqtë e saj ndeshjen e mbrëmshme, teksa ishte veshur enkas me ngjyrat e flamurit anglez dhe kishte vizatuar simbolin e flamurit në të dy faqet e saj.

Në fotografitë e publikuara në Instagram, Lipa dukej shumë e buzëqeshur dhe në disponim teksa së bashku me miqtë e saj ndiqnin ndeshjen.

dualipa 210581154 334532908075322 5388364802043255601 n

“Po vjen në shtëpi”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke iu referuar sloganit të famshëm të britanikëve për rikthimin e trofeut të futbollit në Mbretërinë e Bashkuar – aty edhe nga ku ka lindur ky sport.

Dua është e lindur dhe rritur në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, teksa për disa vite me radhë në periudhën e adoleshencës, ka jetuar në Kosovë së bashku me familjen e saj. /Telegrafi/

dualipa 211550825 565453034632873 5747463600505895617 n