Sukseset e këngëtares shqiptare në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndalur.

Dua Lipa së fundi ka qenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve britanike për muzikë “Brit Awards”.


Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në Instagram, transmeton Telegrafi.

“BRIT Awards im i parë”, ka shkruar këngëtarja prishtinase teksa shihet duke hyrë në ceremoni.

Gjithashtu Lipa ka bërë të ditur se ka veshur një fustan të markës “Aleksanderwangnay”. /Telegrafi/