Dua Lipa e sfidon veten duke fjetur në lartësi të rrezikshme në fotosesionin për revistën "Vogue France"

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pozuar së fundmi për revistën "Vogue France".
Ndryshe nga herët e tjera, 28-vjecarja pozoi me një ndryshim të ri dhe drastik në dukje, ku u shfaq me vetulla të bardha.
Shumë nga fotografitë e saj kishin kontekst gotik, teksa njërën prej më të cuditshmëve e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për fotografinë ku ajo shihet duke pozuar e shtrir dhe duket "e fjetur" teksa pozon majën e një ndërtese të lartë.
"Duke rënë për të fjetur në vende të cuditshme", shkroi kngëtarja e hitit "Hotter then Hell" në mbishkrimin e fotografisë.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë përgëzuar shqiptaren për guximin.
Dua përndryshe përgjatë intervistës për "Vofue France" ka folur për ngjarjen e shumë kritikuar të vitit 2021, kur ishte fotografuar në një klub nate duke iu hedhur para femrave striptiste. /Telegrafi/











































