LAJMI I FUNDIT:

dua.biz fton bizneset shqiptare të mbështesin njëri-tjetrin në kohë të coronavirusit

dua.biz fton bizneset shqiptare të mbështesin njëri-tjetrin në kohë të coronavirusit

Përhapja e coronavirusit është padyshim një tragjedi njerëzore e cila për një periudhë të shkurtë kohore ka prekur qindra mijëra njerëz. Fatkeqsisht kësaj tragjedie nuk kanë mundur t’i ikin as bizneset e as ekonomia globale. Si pasojë kjo situatë do të shkatërrojë biznese të shumta, startupe e jetë njerëzish.

Prandaj ky artikull ka për qëllim t’i bëjë thirrje udhëheqësve të bizneseve për të qëndruar të qetë dhe për të bashkëpunuar në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për situatën dhe implikimet në kompanitë e tyre gjatë këtyre kohëve të vështira.

Ndërsa efekti i coronavirusit duket surreal dhe që mundësitë janë të kufizuara, mbani mend se ndonjëherë vështirësia sjell më të mirën tek ne, në rastin e ditëve të sotme do të na detyrojë të jemi sa më kreativ e inovatorë dhe atë jo për të pasur sukses por për të mbijetuar.

Duke inkujaruar bizneset të ruajnë qetësinë, platforma dua.biz më poshtë sugjeron të aplikohen këto praktika, varësisht nga lloji i biznesit.

Mos e mohoni situatën, pranoni problemin

Kur ndodh një fatkeqësi, gjithmonë ekziston një përqindje e atyre që fillimisht nuk dëshirojnë ta pranojnë realitetin. Në ditët e fundit themeluesit e kompanive me të cilët kemi biseduar, pothuajse të gjithë kanë qenë rë vetëdijshëm që kjo situatë e krijuar nga coronavirusi dhe panika do të ketë rezultate negative në bizneset e tyre. Ndonëse është e vërtetë që disa biznese do të pësojnë ndikime të drejtpërdrejta, më të rënda dhe të menjëhershme  se të tjerët, duhet ta kemi parasysh se asnjë prej nesh nuk do të dalë nga kjo pandemi të paprekshëm.

Ruani qetësinë

Mundohuni të jeni të qetë para se të merrni vendime. Mos i ndërpreni kontratat, por bisedoni me partnerët, klientët apo punonjësit tuaj. Kuptojeni situatën e tyre dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje të mirë për të dy palët. Për të vazhduar më tutje, mos pushoni njerëz nga puna, nëse keni qenë në proces të punësimit të një punëtori të ri mos e ndalni procesin dhe nëse mundeni të vazhdoni t’i ofroni shërbimet ose produktet online bëjeni atë ose gjeni një zgjidhje tjetër.

Bëhu lideri që punonjësit tuaj kanë nevojë tani

Në momente të krizës udhëheqësit duhet të tregojnë veten. Komunikoni me stafin tuaj, tregoni se shëndeti është në rend të parë dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se njerëzit.

Nëse keni mundësi të punoni prej shtëpisë është shumë mirë, mirëpo nëse puna e dikujt nuk është e mundur të punohet prej shtëpisë nuk është faji i tyre dhe nëse keni mundësi financiare, vazhdoni t’i paguani ata. Kompanitë gjithmonë duhet të kenë më shumë para rezervë për shpenzime të papritura në raste të paimagjinueshme.

Tani po ndodh pikërisht kjo, e paimagjinueshmja. Vendimet që merrni tani do të kenë ndikim dhe do të mbahen në mend për një kohë të gjatë kështu që merrni vendimin e duhur. Me fjalë të tjera, planifikoni për më të keqen dhe shpresoni për më të mirën.

Kushtoni kujdes marketingut

Fillimisht mos e trajtoni këtë situatë si një mundësi marketingu sepse reputacioni juaj pozitiv i ndërtuar me vite e dekada mund të shkatërrohet vetëm për pak orë në internet. Njerëzit do të mbajnë gjithmonë në mend si dicka pozitive një brend i cili ka kontribuar në çfarëdo forme në përmirësimin e situatës, por ata do të urrejnë përgjithmonë një brend i cili ka provuar t’ju shesë atyre diçka.

Gjithashtu kujdes me kampanjat e marketingut sepse një gjë e cila ka qenë shumë interesante para disa jave ka mundësi të mos jetë më e tillë për shkak të rrethanave që janë shkaktuar nga coronavirusi në tërë botën.

Buxhetin e marketingut mund ta fokusoni sa më shumë në televizione dhe reklama digjitale, për shkak të ligjeve në shtete të shumta ku shumica e njerëzve janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi.

Të përkrahim njëri tjetrin

Nëse nuk mund ta ndalojmë këtë tragjedi atëherë mund të bëjmë dicka tjetër, të mbështetim njëri tjetrin si biznese. Përkrahni bizneset, përkrahni startup-et, përkrahni bizneset lokale dhe ndihmoni për të shpëtuar ekzistencën e tyre.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jemi në kohë krize por nihmoni klientët tuaj në nevojë apo në raste urgjente. Ofroni atyre më shumë kohë për të paguar faturat e tyre ose dhuroni atyre një zbritje nëse është e mundur. Të vetëm mund të arrijmë pak ndërsa së bashku mund të arrijmë shumë.

Coronavirusi nuk është diçka që do t’i kishim dëshiruar për këdo, por tani që jemi këtu, le ta përdorim këtë si një mundësi për të mbështetur njëri tjetrin, për të qenë afër ayre që kanë nevojë dhe për tu përgaditur për sfidat e reja që na presin.

Rreth dua.biz

dua.biz është pjesë e platformës dua.com e cila ka për qëllimin të krijojë lidhje në mes të shqiptarëve në të gjithë botën. Mundësi të reja për biznesin dhe karrierën tuaj krijohen atëherë kur zgjeroni rrjetin tuaj. Me lansimin e aplikacionit dua.biz, secili shqiptar mund të njoftohet me bashkëthemeluesin, investitorin ose partnerin e tyre pa marrë parasysh në cilin shtet apo kontinent jetojnë. Prandaj edhe në këtë situatë që gjendemi tani, dua.biz fton kompanitë të mbështetin njëri tjetrin dhe të bëjnë maksimumin për të qëndruar të qetë.

Artikull i sponzorizuar