LAJMI I FUNDIT:

Druri që e mbolli Ibrahim Rugova në truallin e shtëpisë së tij në Cercë (Video)

Druri që e mbolli Ibrahim Rugova në truallin e shtëpisë së tij në Cercë (Video)

Në fshatin Cercë të Komunës së Istogut lindi dhe u rrit Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. E, për fëmijërinë e tij dhe detaje të tjera, flasin kushërinjtë, fqinjët dhe shoku i klasës së presidentit Rugova.

Në reportazhin e transmetuar në RTV Dukagjini , shihet se fshati i lindjes së arkitektit të themelimit të shtetit të Kosovës ka ndryshuar shumë, që nga koha kur aty lindi dhe u rrit Ibrahim Rugova.


Enver Rugova, djali i axhës së Ibrahim Rugovës, tregon truallin e shtëpisë ku kishte lindur Ibrahim Rugova.

Ai tregon vetëm pesë javë pas lindjes së Ibrahim Rugovës, serbët ia morën babën Ukën dhe gjyshin dhe prej atëherë nuk dihet për fatin e tyre, përcjell Telegrafi.

Megjithëse nuk ekziston shtëpia ku u lind Ibrahim Rugova, Enveri tregon drurin që e kishte mbjellur Rugova qysh në moshën 15-vjeçare.

Ai thotë se në këtë vend vijnë turist të shumtë për ta vizituar truallin ku u lind Ibrahim Rugova.

Ndërsa, shoku i klasës së Ibrahim Rugovës, Adem Hasanaj tregon për fëmijërinë e tyre. Ai thotë së Ibrahimi ishte më i zgjuari, më edukuari dhe se dallohej në mësime. /Telegrafi/

Për më tepër ndiqeni reportazhin e RTV Dukagjini:

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori