LAJMI I FUNDIT:

Drogba gjen klub të ri

Drogba gjen klub të ri

Didier Drogba pritet ta vazhdojë karrierën në kampionatin e Brazilit.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka mbetur pa skuadër pas largimit nga Montreal Impact në MLS dhe siç raporton Goal, ai ka arritur një marrëveshje me klubin brazilian, Corinthians.


Drogba pritet të nënshkruajë një kontratë një vjeçare me gjigantin brazilian dhe do të përfitojë 150.000 euro në muaj.

Për t’u zyrtarizuar kalimi i 38-vjeçarit në Corinthians, duhet edhe miratimi i bordit të klubit, pasi lojtari ka arritur marrëveshjen me presidentin Roberto de Andrade.