LAJMI I FUNDIT:

“Drogat ishin tmerrësisht të shijshme”, Eminem pohoi se gati vdiq nga mbidoza në vitin 2007-të

“Drogat ishin tmerrësisht të shijshme”, Eminem pohoi se gati vdiq nga mbidoza në vitin 2007-të

Në shtator, reperi i njohur amerikan, Eminem zbuloi se i duhej shumë kohë që truri i tij të filloj së punuari sërish si shkak i mbidozës.

Tani, ai pranoi se pothuajse po vdiste nga mbidoza e metadonit “tmerrësisht e shpifur” dhe insistoi se muzika “i shpëtoi jetën” teksa u shfaq në “Rock and Roll Hall of Fame”.


Reperi, 50 vjeç, i kërkoi vajzës së tij Hailie Jade Mathers, 26, ti mbyll veshtë gjatë ceremonisë së Microsoft Theatre të Los Angeles, teksa po fliste rreth varësisë së tij dhe se so drogat i dukeshin “shumë të shijshme”.

Pasi që kamera u fokusua tek vajza e tij, ajo lëvizi buzët dhe tundi kokën, derisa vazhdoi të thotë: “ E humba atë çfarë kisha në mend për të thënë, a thashë, thashë se droga ishte e shijshme, apo jo?”.

“Së fundi, më duhej të luftoja me të vërtetë në rrugën time të një njeriu të mirë  për të provuar të bëj një hyrje të fuqishme në muzikë dhe jam mirënjohës që pata nderin të jem këtu duke bërë muzikë hip-hop, e dua atë me të vërtetë shumë”, tha Eminem- emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers.

Eminem po ashtu performoi në hapjen e 37-të të “Rock and Roll Hall of Fame”, duke kënduar një version të këngës së tij të vitit 1999 “My Name Is” më pas duke vazhduar me “Rap God” dhe “Sing for the Moment”.

Reperi po luftonte me një varësi nga medikamentet mjekësore kur ai ishte i shtirë në spital në dhjetor të vitit 2007  pas mbidozës së metadonës para se të shkonte në rehabilitim.

Ai poashtu pohoi se varësitë e tij ndaj substancave narkotike filluan derisa ai ishte duke filmuar filmin gjysmë autobiografik të vitit 2002, “8 Mile”.

“Ishim në set për 16 orë ku kishe një kabinë ku duhej të flije. Një ditë, dikush më dha një ambien, dhe më rrëzoi përtokë dhe thashë: ‘më duhet kjo gjatë gjithë kohës’.

Në shtator, gjatë një interviste në podkastin e Paul Pod, i organizuar nga menaxheri shumëvjeçar i fituesit të “Grammy”-t, Paul Rosenberg, 51 vjeç, Eminem foli për mbidozën e tij, teksa shtoi se “u desh shumë kohë që truri im të fillonte së funksionuar përsëri”.

Pas mbidozës, artisti i “The Real Slim Shady” iu rikthye sërish përdorimit të substancave narkotike, por ai ishte i frikësuar nga eksperienca e mëparshme dhe filloi me rehabilitimin, dhe përfundimisht e kaloi këtë gjendje në prill të vitit 2008.

Kantautori pranoi në një intervistë për Vulture në vitin 2017, se muzika që ai krijoi ndërsa ishte i varur dhe në shërim nuk ishte më e mira e tij.

“Encore (albumi i krijuar para mbidozës së tij) ishte mediokër, dhe me Relapse,- ishte gjëja më e mirë që mund të bëja në atë moment dhe në atë kohë”,  kishte deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Kalo në kategori