LAJMI I FUNDIT:

Driton Kuka me dedikim të veçantë për medaljen e bronztë të Lorianës

Driton Kuka me dedikim të veçantë për medaljen e bronztë të Lorianës
Driton, Loriana dhe Agron Kuka (Foto: Driton Kuka/Facebook)

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të uruar dhe folur rreth triumfit të Loriana Kukës në Minsk të Bjellorusisë.  

Loriana Kuka arriti të bëhet xhudistja e tretë që fiton medalje në Lojërat Evropianë “Minsk 2019”.


Xhudistja jonë e fitoi të bronztën pasi mposhti gjermanen Luise Malsahn, përmes repesazhit në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Edhe një medalje për Kosovën, Loriana Kuka fiton të bronztën në Lojërat Evropiane Minsk 2019
Lexo po ashtu Edhe një medalje për Kosovën, Loriana Kuka fiton të bronztën në Lojërat Evropiane Minsk 2019

Pejania kështu sjelli medaljen e tretë, pas të artës nga Majlinda Kelmendi dhe të argjendtës nga Nora Gjakova.

Gëzimi i Lorianës pas fitores në garën për medaljen e bronztë

Pas këtij triumfi të Lorianës ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka me një dedikim të veçantë në profilin e tij në Facebook.

Të gjitha lajmet rreth Xhudos
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Xhudos

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:   

Kuka e bronztë!

Ndjenja e veçantë,kjo medalje kësaj radhe për familjen tonē si satisfaksion moral i dashurisë sonë për Sportin!

Pēr vëllaun tem Sylen njëherit treneri im!

Loriana Kuka 78 kg medalja e tretë për Kosovën!

Kosova mbi të gjitha …

/Telegrafi/