LAJMI I FUNDIT:

Dritan Maqkaj, talenti i ri nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në Gjermani – Frankfurti e merr në ekipin e parë për fazën përgatitore 

Dritan Maqkaj, talenti i ri nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në Gjermani – Frankfurti e merr në ekipin e parë për fazën përgatitore 

Dritan Maqkaj është emri i ri i futbollistëve shqiptarë që ka filluar shkëlqimin në Evropë.

Sulmuesi i talentuar është pjesë e Eintracht Frankfurt që tri vite, ku iu bashkua nga Akademia e Kaiserslautern dhe aktualisht është pjesë e U19 të kampionëve në fuqi të Ligës së Evropës.


18-vjeçari është me prejardhje nga Kosova më saktësisht nga qyteti i Prizrenit, derisa ka lindur dhe është rritur në shtetin gjerman.

Bëhet fjalë për një futbollist jashtëzakonisht të talentuar, i cili edicionin e fundit ka shkëlqyer me Frankfurtin ku ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë në 18 ndeshje të zhvilluara.

Maqkaj luan në rolin e sulmuesit të majtë, derisa në disa ndeshje aktivizohet edhe si i djathtë.

Talenti i madh kosovar tanimë është ftuar në fazën përgatitore nga trajneri i ekipit të parë të Frankfurt, austriaku Oliver Glasner.

Kampioni në fuqi i Ligës së Evropës ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj skuadrës Nieder-Weisel ku ka fituar me rezultat të thellë 14-0, derisa golin e 12-të në këtë takim e realizoi prizrenasi i talentuar.

“Jam shumë i lumtur që jam bashkuar me ekipin e parë të Frankfurtit në fazën përgatitore. Për mua është një shpagim i punës së madhe që kam bërë deri më tani”, deklaroi Maqkaj për Telegrafin.

“Intensiteti në stërvitje është shumë i lartë në ekipin e parë për dallim nga grupmoshat dhe jam vërtet i lumtur dhe krenar që kam pasur rastin të jem me ekipin e parë”, vazhdoi Maqkaj.

Ai shënoi edhe gol me Frankfurtin, derisa thotë se nuk do ta harrojë kurrë atë moment.

“Ishte ndjenjë vërtet shumë e mirë të shënoj gol dhe uroj që të shënoj edhe shumë tjerë në të ardhmen”, tha Maqkaj.

Frankfurti po mendon ta blindojë talentin kosovar me kontratë profesionale pasi ofertat për të nuk kanë munguar në asnjë moment, si nga klubet gjermane ashtu edhe nga ato belge e italiane.

“Unë për momentin jam i fokusuar vetëm te Frankfurti dhe për tjerat gjëra nuk mendoj. Gjatë gjithë kohë ka pasur interesime dhe oferta, por të shohim se çfarë do të ndodhë, pasi prioritet i imi është të mbetem këtu”, vazhdoi tutje Maqkaj.

18-vjeçari thotë se futbollisti që inspirohet është Cristiano Ronaldo, derisa klubi i ëndrrave për të mbetet Real Madrid.

“Futbollisti më i miri që inspirona nga ai është Cristiano Ronaldo pasi luaj në të njëjtën pozitë. Ndërkohë sa i përket klubit të zemrës është Real Madrid dhe uroj që një ditë të bëj ëndrrën realitet për të luajtur në Santiago Bernabeu”, tha Maqkaj për Telegrafin.

Djaloshi nga Prizreni ka luajtur në disa ndeshje në fazën përgatitore me Frankfurtin ku ka treguar paraqitje shumë të mira, derisa këtë edicion mund të pritet debutimi i tij në elitën e futbollit gjerman Bundesliga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk - edhe pak minuta kanë mbetur për meçin e madh

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Cristiano Ronaldo dhe Anthony Joshua prezent në meçin e shumëpritur mes Fury dhe Usyk

Boks
Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Kujtojmë boksierin shqiptar që ishte bërë shkaktar i anulimit të meçit mes Fury dhe Usyk

Boks
Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Deçiqi i Tuzit, kampioni në Mal të Zi për herë të parë në histori

Ligat tjera
Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Superkompjuteri zbulon rezultatin e meçit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori