Nënkampioni i Kosovës, Drita, ka vazhduar me largime edhe në ditën e sotme (e enjte), duke zyrtarizuar dy sosh.
Madje largimet e deritashme, janë disa nga lojtarët që kanë bartur barrën e skuadrës ndër vite dhe kanë fituar edhe trofe.
Në krye të listës është kapiteni Ardian Limani, i cili pas gjashtë vitesh largohet nga Drita dhe sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën te Shkëndija e Tetovës.
Mbrojtës Limani zhvilloi gjithsej 304 ndeshje në të gjitha garat me Dritën dhe ishte dëshira e tij që të largohej për një aventurë të re.
Janë larguar po ashtu edhe dyshja nga Podujeva, mesfushori Hamdi Namani dhe mbrojtësi Ilir Blakqori, që po ashtu kishin zhvilluar shumë ndeshje me klubin nga Gjilani.
Brenda katër vitesh, Namani kishte zhvilluar 139 ndeshje për Dritën, ndërsa bashkëvendasi i tij, Blakqori, mbrojti ngjyrat bardhëkaltër në 132 sosh.
Tjetër largim i rëndësishëm është edhe ai i Marko Simonovskit, i cili këtë sezon thënë të vërtetën, i mungoi Dritës në ndeshjet vendimtare.
Gjatë periudhës dy vjeçare, Simonovski arriti të kishte 70 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 32 gola dhe duke dhuruar 6 asistime.
Po sot është konfirmuar edhe largimi i sulmuesit anësor, Almir Kryeziun.
Kryeziu gjatë periudhës dy vjeçare te Drita, arriti të ëjë 65 paraqitje duke shënuar 6 gola dhe duke asistuar 10 herë.
A do të ketë largime të tjera…
Gjatë ditëve në vijim, do të zyrtarizohen minimum edhe katër largime të tjera nga Drita, pasi tashmë janë arritur marrëveshjet. Listës do t’i shtohen edhe Ekow Mills, Iran Junior dhe Tun Bardhoku.
Në listën e largimeve do të jetë edhe kongolezi Raddy Ovouka, që shkëlqeu në ndeshjet e fundit me fanellën e Dritës. Largimi i tij do të bëhet, pasi ai ishte në huazim nga klubi ganez Hearts of Oak me të drejtë blerje për 400 mijë eurove.
Ky çmim duket i lartë për drejtuesit e Dritës dhe marrëveshja nuk do të mbyllet.
Në gjithsej do të shkojë në nëntë numri i largimeve nga tri herë kampioni i Kosovës. Largimet janë bërë pas konsultimeve me trajnerin Akis Valvalis, i cili u bashkua më Dritën vetëm muaj më parë, duke mos arritur titullin e kampionit.
Greku Valvalis do të qëndrojë të Drita edhe për sezonin e ardhshëm, pasi ka kontratë me gjilanasit dhe së bashku me kryesinë e klubit po punojnë për ardhjet.
Drita mund të bëjë dy shitje të mëdha në verë
Edhe pse deri më tani janë nëntë largime, numri mund të shtohet, por kësaj radhe, për t’i mbushur arkat e klubit.
Drita vazhdon të ketë në skuadër, disa nga lojtarët më të mirë të futbollit të Kosovës, si Muharrem Jashari, Rron Broja, Ardit Tahiri, Blend Baftiu, Almir Ajzeraj, Leonat Vitija dhe Kastriot Selmani.
Telegrafi mëson se disa klube evropiane janë interesuar dhe kanë kërkuar më shumë informarcion për Muharrem Jasharin dhe Ardit Tahirin.
Nëse vijën oferta të rëndësishme, sikurse ajo e Arnbor Mujës që erdhi vitin e shkuar nga Antëerp, klubi do t’i shqyrtojë me kujdes.
Ardhjet
Drita ka filluar të punojë fuqishëm edhe për ardhje e reja dhe zëvendësimin e lojtarëve që tashmë janë larguar.
Në sulm do të afrohet Rilind Haziraj nga Fushë Kosova, i cili shkëlqeu në Ligën e Parë, ku edhe golat e tij i kthyen ‘Pampurat’ në Superligë.
Emrat që janë përmendur për tu afruar deri më tani janë: Egzon Bejtullahu (Shkëndija), Gledi Mici (Prishtina), Leotrim Kryeziu (Prishtina), Bujar Pllana (Prishtina), Roland Sobowale (Malisheva).
Drita pritet të afrojë lojtarë edhe nga jashtë Kosovës, ku disa vende po hulumtohen nga afër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nedim Bajrami shënon gol të bukur kundër Interit

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës

Dy formacionet e mundshme të Real Madridit nëse trajner emërohet Xabi Alonso

Nedim Bajrami përkujdeset që t’i jap fund serisë pozitive të Interit në Serie A

Newcastle United kalon tutje, eliminon Manchester Cityn

Milot Rashica shënon super gol në humbjen e Besiktasit

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Putinit nuk do t'i pëlqenin këto imazhe të tankeve të ushtrisë së tij – të cilat kthehen nga vija e frontit në Ukrainë

Sulmi terrorist në veri - detaje të reja të lidhjes së shtetit të Serbisë me grupin e armatosur

Sulmi terrorist në veri, Biserko: Kishte skenar të ndërhyrjes së ushtrisë serbe dhe ndarje të Kosovës

Banjska, fshati ku burrat qetësisht pinë birra e fëmijët flasin me specialët

Policia gjen aktivizuesin e mjetit shpërthyes në afërsi të Manastirit të Banjskës

Huliganët nga Greqia dhe Mali i Zi vajtojnë vdekjen e serbëve në Banjskë, mesazhe politike kundër Kosovës