LAJMI I FUNDIT:

Drita bie nga Superliga, Istogu mbetet në barazh?

Drita bie nga Superliga, Istogu mbetet në barazh?

Kampionati i Superligës duket se nuk ëshë mbyllur ende, e po ashtu as çështja e barazhit.

Madje, Drita mund të jetë skuadra që do të largohet nga Superliga, pavarësisht se tabela momentale e thotë të kundërtën.


GazetaOlle.com, mëson ekskluzivisht se Istogu ka paraqitur kërkesën në Federatën e Futbollit të Kosovës, duke kërkuar që ndeshja me Drenicën të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të tyre.

Kërkesa ka arritur në FFK, dhe skuadra e Istogut dyshon që lojtarët Endrit Maloku dhe Muharrem Musa, nuk kanë pasur të drejtë loje për Drenicën, në takimin e së dielën.

“Po, është e vërtetë, Istogu ka bërë ankesën për lojtarët Maloku dhe Musa, dhe nesër do ta shqyrtojmë. Arsyeja është se ata kanë pasur kartonë dhe nuk kanë pasur të drejtë loje”, tha Ismet Ahmeti, Komisar i Garave për “GazetaOlle.com”.

Çka ndodh nëse aprovohet ankesa e Istogut?

Nëse ankesa e Istogut aprovohet nga Komisari i Garave, atëherë nga Superliga do të largohet Drita e Gjilanit, që ka 36 pikë. Istogu do të kalonte në kuotën e 37 pikëve. Madje, skuadra e trajnerit Besim Podrimaj, do të kalonte në renditje edhe Drenicën, për shkak të bilancit më të mirë të ndeshjeve të ndërsjellta.

Kështu, në barazh do të luanin Istogu – Dukagjini dhe Drenica – Flamurtari.

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori