LAJMI I FUNDIT:

Drenica e shkatërron Llapin në ‘Bajram Aliu’

Drenica e shkatërron Llapin në ‘Bajram Aliu’

Drenica e ka shkatërruar Llapin në ndeshjen hapëse të javës së dytë në Superligën e Kosovës me rezultat 3-0.

Pjesa e parë nuk solli gola edhe pse kishte shumë  raste nga të dyja palët.


Drenica e nisi shumë mirë pjesë e dytë duke shënuar që në start. Harmon Van Dave Gboëea shënoi në minutën e 51-të, pasi gjendet bukur brenda zonës dhe me lehtësi e dërgon topin drejt rrjetës  për 1-0.

Në minutën e 63-të, ishte Osman Mëziu  që ekzekuton në mënyrë maestrale një goditje dënimi dhe realizon për 2-0.

Kur pritje që Llapi të kthehej në lojë, Qemail Elshani e shënon golin e nokautit.

Ai me një goditje të bukur brenda zonës për 3-0.

Drenica tani ka tri pikë, aq sa Llapi, pas dy javësh. /Telegrafi/