Drenica ka bërë hap të madh për t’i ikur barazhit, falë një fitore në shtpëi ndaj Ferizajt.

Drenica zhvilloi një paraqitje solide për të fituar me rezultat 3-2 në fund.


Kreshnik Uka shënoi një gol të bukur për të kaluar Drenicën në epërsi (25’).

Sidoqoftë, Ferizaj arriti edhe ta përmbysë ndeshjen. Fillimisht Dion Gërbovci shënoi një gol të bukur për ta barazuar (53’), ndërsa tre minuta më vonë Arfangun e përmbysi epërsinë (56’).

Megjithatë, Drenica s’u dorëzua për ta barazuar prapë rezultatin, kësaj here falë Igball Jasharit (60’).

Heroi i Drenicës ishte Uka që shënoi një gol të vonshëm për t’i marrë pikët e plota (90’)./Telegrafi

telegrafi sport app