Drejtori i Klinikës së Onkologjisë tregon se cili lloj i kancerit është më i përhapuri në Kosovë
Në Klinikën e Onkologjisë çdo ditë marrin shërbime rreth 330 pacientë, të cilët janë diagnostikuar me kancer. Pavarësisht pandemisë COVID-19, kjo klinikë ka punuar gjatë gjithë kohës duke ofruar shërbime të domosdoshme për pacientët e prekur nga kanceri.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi gjatë një interviste për Telegrafin.
Kurtishi tha se pacientët që trajtojnë janë të moshave të ndryshme.
“Në Klinikën e Onkologjisë ne çdo ditë trajtojmë rreth 200 pacientë, të moshave të ndryshme, dhe 200 pacientë bëhet fjalë të cilët marrin shërbime onkologjike pra medikamentoze dhe formave tjera, kurse në shërbimin e rrezatim rreth 130, 140 pacientë i kemi në ditë kur i trajtojmë, pra bashkërisht në klinikën e Onkologjisë e frekuentojnë deri në 330 persona, të diagnostikuar me kancer”.
“Klinika punon gjatë gjithë kohës, dhe ka punuar edhe në kohë të pandemisë dhe janë ofruar shërbime të domosdoshme adekuate gjithë atyre qytetarëve të Republikës që kanë pasur nevojë për shërbime onkologjike”, është shprehur Kurtishi.
Duke folur për Klinikën e Onkologjisë, Kurtishi deklaroi se kanë pasur shumë pak raste që kanë referuar për trajtim jashtë vendi, pasi që në këtë klinikë trajtohen të gjitha llojet e tumoreve.
“Klinika e Onkologjisë më dy shërbime të veta që i ofron trajton të gjitha llojet e tumoreve solid qofshin ato onkologjik terapeutik, qofshin ato në aspektin radio-terapeutik, dhe nga Klinika e Onkologjisë ka shumë pak ose të mos themi fare referime për trajtim jashtë vendi pra të tumoreve solid adulte, meqenëse ne merremi me trajtimin e tyre dhe sivjet kanë kërkuar trajtim jashtë vendi një numër shumë i vogël për shkak të disa formave të veçantë të rrezatimit, për shkak se këto ende nuk mund të kryhen të ne, por edhe në vendet tjera të rajonit. Përndryshe, Klinika ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e të gjitha këtyre problemeve dhe sëmundjeve malinje të tumoret solide, duke mos përfshirë tumoret hematologjik, të cilët trajtohen nga hematologjia dhe tumore te fëmijët të cilët trajtohen në Pediatri”, ka potencuar ai.
Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, deklaroi se lloji më i shpeshtë i kancerit në Kosovë është kanceri i gjirit te femrat, kurse te meshkujt kanceri i mushkërive.
“Lloji më i shpeshtë i kancerit që është i përhapur në Kosovë është kanceri i gjirit të femrat, kurse te meshkujt dominon kanceri i mushkërive, kurse menjëherë pas tyre vijnë kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i organeve gjenitale te femrat, duke u pasuar pastaj te kanceri i organeve tjera”, theksoi ai.
Kurse, sa i përket grup moshave, Kurtishi tha se mosha më e prekur nga kanceri vazhdon të jetë mosha prej 50 deri 60 vjeç.
“Grup mosha më e shpeshtë e këtyre kancereve vazhdon të jetë mosha 50 deri 60 vjeç. Mirëpo ajo që vlen të theksohet është se në Kosovë kemi raste kur i identifikojmë persona me kancer nën moshën 40 vjeç, edhe pse ky numër nuk ka qenë i lartë, nga viti në vit ka shënuar progres dhe kjo paraqet shqetësim”, ka thënë ai.
Më tej, Kurtishi shtoi tutje se “Problematik tjetër edhe më e shprehur është se rastet me kancer akoma vazhdojnë të lajmërohen në Onkologji pacientë të cilët e kanë kancerin në stadin e tretë ose të katërt, kur prognoza e sëmundjes është jo e favorshme dhe kur mjekimi i këtyre problemeve është më sfidues më agresiv dhe më i gjatë”.
Gjatë intervistës, Kurtishi foli edhe për faktorët e jashtëm që rrisin rrezikun për shfaqjen e kancerit.
“Faktorët, shprehitë e këqija, konsumimi i duhanit ose themi kushtimisht abuzimi me duhan, duhanxhinjtë të cilët përdorin duhan mbi 10 vite janë të rrezikuar nga kanceri i mushkërive, i lukthit etj.
Pastaj abuzimi me alkool, po ashtu mos aktivitet fizik, ushqimi jo i shëndetshëm, ekspozim në diell, infeksionet virale, bakteriale. Te femrat të cilat nuk kanë lind, lindin fëmijët vonë, ose nuk i kanë fëmijët në gji, janë disa faktorë që mund të ndikojnë në shfaqjen e kancerit të gjirit”, pohoi ai.
Kurtishi tha se gratë mbi moshën 40 vjeç duhet të bëjnë mamografi dhe të kontrollohen vazhdimisht nëse kanë ndonjë ndryshim në trupin e tyre.
“Rekomandimet e onkologëve është për një mamografi të jetë ajo mbi 40 – 45 vjeç, të paktën një herë, kurse të grupet e rrezikuara më shumë, të cilët kanë dikë në familje të sëmurë jo vetëm me kancer të gjirit, por edhe tjerë, duhet të bëjnë kontroll më shpesh. Të edukohen edhe të bëjnë kontrolla rutinore”, theksoi ai.
Kurtishi gjatë intervistës bëri të ditur se këtë vit deri në shtator janë identifikuar rreth 300 femra me kancer të gjirit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për “shpërdorim të pasurisë së huaj”
MASH kërkon të kompensohen ditët e humbura të mësimit për shkak të zgjedhjeve, SASHK kundërshton
Dyshohet për dhunë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi