LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Klinikës Infektive fton qytetarët të vaksinohen: Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta

Drejtori i Klinikës Infektive fton qytetarët të vaksinohen: Pfizer dhe AstraZeneca janë të sigurta

Drejtori në detyrë i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka thënë se qytetarët duhet të vaksinohen ndaj COVID-19, pa asnjë hezitim – si me Pfizer, ashtu edhe me AstraZeneca.

“E vetmja mënyrë që skenarët e këqija të mos ndodhin është vaksinimi i popullatës. Në vendin tonë ka filluar vaksinimi masiv, dhe qytetarët nuk duhet ta kenë asnjë hezitim. Zgjidhja më e mirë është vaksinimi dhe atë vaksinimi me të gjitha llojet e vaksinave që i kemi, sepse që të gjitha janë vaksina të mira dhe të aprovuar nga agjencionet kredibile botërore dhe janë shumë efikase”, tha Vishaj, për Klan Kosova.


Ai ka deklaruar se vaksinat, posaçërisht AstraZeneca për të cilën pati hezitim të madh, me të cilat po imunizohen kosovarët janë të sigurta.

“Është e vërtetë se ka pas hezitim, por mendoj që me kalimin e kohës hezitimi ka filluar të zvogëlohet dhe hiqet. Janë vaksina të sigurta. Ekziston një probalitet që mund të mpikset gjaku, por nëse analizojmë ato probabiliteti është i njëjtë me atë që mund të aksidentohemi derisa shkojmë në shtëpi”.

I pyetur se pse te disa persona ka reaksione pas vaksinimit e te disa të tjerë jo, ai tha se “jo të gjithë njerëzit reagojnë njësoj ndaj një substance të huaj”.

“Ka njerëz që janë alergjikë në polen, arrë, kikirikë ose të tjera, por jo të gjithë njerëzit kanë këto alergji. Është e pamundur që të gjendet një vaksinë ideale që te të gjitha njerëzit mos të ketë efekt anësor. Ato efekte janë minore në raport me dobinë çfarë e kanë – dobia është shumë më e madhe sesa një efekt anësor si dhembja në vendin e injektimit, temperaturë pak më e lartë ose molisje”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori