LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i KDI-së: Qeveria mos t’i bashkohet valles së Vuçiqit – serbët e Kosovës jetojnë nën presionin e grupeve kriminale

Drejtori i KDI-së: Qeveria mos t’i bashkohet valles së Vuçiqit – serbët e Kosovës jetojnë nën presionin e grupeve kriminale

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu ka deklaruar se qytetarët serb në Kosovë, ndoshta janë qytetarët më të diskriminuar në rajon, pasi jetojnë nën presionin e grupeve kriminale dhe nën presionin e shtetit serb.

“Qytetarët serbë të Kosovës ndoshta janë qytetarët më të diskriminuar jo vetëm në rajon?!  Janë të vetmit qytetarë që ju ka pamundësuar pluralizmi politik dhe përfaqësues, jetojnë nën presionin e grupeve kriminale që u djegin makinat, i linçojnë, i stigmatizojnë dhe i etiketojnë si tradhtarë. Ata jetojnë nën presionin e shtetit serb”, shkroi ai.


Kryeziu tutje tha se Kosova ka nevojë për qytetarët serb të cilët janë të lirë dhe të integruar më shumë se për targat e veturave të tyre.

“Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë t’i bashkohet valles së Vuçiqit dhe qytetarët serb t’i futë në sandviç të dy presioneve, duhet të jetë më e hapur, të ketë më shumë ndjeshmëri për presionin agresiv që ata përjetojnë për kohë të gjatë. Pra, nuk është se ne duhet ti nënshtrohemi ndërkombëtarëve e Vuçiqit, por ne kemi nevojë për qytetarë serb të lirë dhe të integruar, shumë më tepër se sa për targat e veturave të tyre. E kaluara jonë, duhet të na shërbejë për t’u bërë një shtet model për të tjerët”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori