LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Milanit konfirmon shitjen e klubit te grupi kinez

Drejtori ekzekutiv i Milanit konfirmon shitjen e klubit te grupi kinez

Umberto Gandini konfirmon se Silvio Berlusconi do të shesë Milanin dhe kjo mund të përfundojë, teksa ata janë në SHBA.

Një konsorcium kinez është në bisedime të avancuara për të blerë kuqezinjtë, por marrëveshja ka qenë e rrethuar nga vonesat dhe ndryshimet e planit.


Megjithatë, mund të ketë dritë në fund të tunelit, pasi drejtor ekzekutiv i klubit deklaron se një marrëveshje është afër.

“Ne kemi shkuar në një kohë shumë të vështirë, për arsyeje të ndryshme. Ne kemi ndryshuar në mënyrë të paparë në krahasim me 27 vitet e kaluara. Në kemi humbur një grimë të kulturës tonë dhe jemi të paduruar duke u përpjekur  për të fituar statusin tonë”, deklaroi fillimisht Gandini.

Kinezët nuk e duan Adriano Gallianin
Lexo po ashtu Kinezët nuk e duan Adriano Gallianin

“Mos harroni se kemi fituar Ligën në sezonin 2010/11 dhe kemi luajtur në Ligën e Kampionëve për herë të fundit në sezonin 2013/14 përballë Atletico Madrid, pas dështimit për t’u kualifikuar në Evropë për dy sezone rresht”.

“Si çdo gjë në jetë, sidomos në sport, ka një cikël. Ne 30 vite të presidencës, Berlusconi ka fituar 28 trofe dhe personalisht kam qenë pjesë e drejtuesve për gjashtë finale të Ligës së Kampionëve, me një rekord prej 50%. Çdo lojtar i madh mbërriti në Milan, tani shumë gjëra kanë ndryshuar”.

“Serie A nuk është më një objektiv kryesor. Ekonomia në Evropë dhe në Itali nuk është aq e fortë dhe ka çuar në ardhjen e investitorëve të huaj. Nëse e keni shikuar rastin e Interit të Morattit se si e shiti klubin, kur askush nuk e priste atë, tani është shitur në investitorë të huaj kinez”

Montella dëshiron Cuadradon
Lexo po ashtu Montella dëshiron Cuadradon

“Dhe nga ana jonë, ne jemi duke bërë të njëjtin proces, i cili do të përfundojë në ditët kur në të jemi në SHBA. Edhe presidenti Berlusconi është duke e shitur klubin pas 30 vitesh në një fond kinez”, përfundoi drejtori ekzekutiv i Milanit. /Telegrafi/.

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori